Gjirafa Lab

POLITIKA E PRIVATËSISË

POLITIKA E PRIVATËSISË – Gjirafa Inc.

Përditësimi i fundit më 24 dhjetor 2024

Kjo politikë e privatësisë për Gjirafa Inc., (tutje referuar si “Gjirafa”) (“ne”, “neve”, “jonë/a”, “tonë/a”), përshkruan se si dhe pse mund të mbledhim, ruajmë, përdorim dhe/ose ndajmë (“përpunojmë”) informacionin tuaj kur ju (“përdoruesi”) përdorni shërbimet, produktet, faqet e internetit (“Shërbimet”) tona, si p.sh.:

Pyetje apo shqetësime? Leximi i kësaj politike të privatësisë do t’ju ndihmonë të kuptoni të drejtat dhe zgjedhjet tuaja të privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me politikat dhe praktikat tona, ju lutemi mos përdorni Shërbimet tona. Nëse keni akoma pyetje apo shqetësime, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].

RECITALET

Në parim, Gjirafa përpunon të dhënat personale të përdoruesve të saj vetëm për aq sa kjo është e nevojshme për të ofruar një faqe interneti funksionale, si dhe përmbajtje dhe shërbime. Përpunimi i të dhënave personale të përdoruesve kryhet rregullisht vetëm pas pëlqimit të përdoruesit. Një përjashtim zbatohet në ato raste kur marrja e pëlqimit paraprak nuk është e mundur për arsye faktike dhe përpunimi i të dhënave lejohet me rregullativë ligjore.

Ne i marrim shumë seriozisht dispozitat e mbrojtjes së të dhënave dhe i respektojmë ato gjatë përpunimit të të dhënave personale në lidhje me shitjen e mallrave ose produkteve të tjera të ngjashme dhe ofrimin e shërbimeve të përzgjedhura, qoftë nëpërmjet platformës Gjirafa (tutje referuar si “Platforma”), e cila operohet në faqen e internetit www.gjirafa.com (tutje referuar si “faqja e internetit”), nëpërmjet postës elektronike ose në çdo formë tjetër. Kjo vlen edhe për përdorimin e thjeshtë të faqes sonë të internetit.

Kur përdorni Shërbimet dhe/ose vizitoni faqen tonë të internetit, ju pranoni kushtet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë. Duke vepruar kështu, ju na autorizoni të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, si dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

Ne kemi përditësuar këtë Politikë të Privatësisë për të siguruar që politikat e saj për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës, përkatësisht Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në përputhje me ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kjo Politikë e Privatësisë u adresohet klientëve potencialë dhe ekzistues të Gjirafa, duke përfshirë përfaqësuesit e tyre, blerësve të mundshëm, d.m.th. personave të interesuar për mallrat e ofruara dhe shërbimet e tjera, si dhe për të gjithë vizitorët e Platformës dhe Faqes së internetit, me ç’rast fushëveprimi, qëllimi dhe arsyet e përpunimit të të dhënave personale ndryshojnë në situatat konkrete përkatëse dhe korrespondojnë me marrëdhëniet konkrete përkatëse ndërmjet personave të lartëpërmendur (tutje referuar si “përdorues/të”) dhe Gjirafa. Kështu, kjo Politikë e Privatësisë zbatohet dhe është e zbatueshme për çdo përdorues të faqes së internetit, produkteve dhe/ose shërbimeve të ofruara nga dhe/ose përmes Gjirafa. Për qëllimet e kësaj Politike të Privatësisë, termat “përdorues”, “klient” dhe “konsumator” kanë të njëjtin kuptim, përveç nëse tregohet ndryshe nga konteksti i përdorimit, dhe termi “Palë e tretë” i referohet çdo personi fizik ose juridik, përveç përdoruesit dhe Gjirafa.

Informacion i përgjithshëm në lidhje me përpunimin e të dhënave personale

1. Të dhënat personale dhe kuptimi i tyre

Të dhënat personale nënkupton çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (i referuar gjithashtu si “Subjekti i të Dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai që mund të identifikohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi si emri, një numër identifikimi, të dhënat e vendndodhjes, një identifikues në internet ose një ose më shumë faktorë specifikë fizikë, fiziologjikë, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik. Këtu përfshihet veçanërisht data e lindjes ose vendi i lindjes, adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendbanimi, identifikuesi i rrjetit (cookies), numri i kartës së identitetit dhe numri i patentës së shoferit, kopja e këtyre ID-ve, të dhënat rreth llogarive në rrjetet sociale, përmbajtja e bisedës, ID-ja e Google, të dhënat online dhe offline dhe kombinimi i tyre, të dhëna për aktivitetet në Faqen e Internetit duke përfshirë analizën e grupimeve, të dhëna për mallrat e blera deri më sot dhe shërbimet e ofruara nga personi përgjegjës deri më sot, etj. Në mënyrë të përmbledhur, nënkupton çdo informacion që, në vetvete ose në kombinim me të dhëna të tjera, mund të identifikontë një person fizik të caktuar. Subjekt i të dhënave mund të konsiderohet secili përdorues i Shërbimeve tona.

2. Aktiviteti i përpunimit të të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave nënkupton çdo veprim ose grup veprimesh mbi të dhënat personale ose mbi grupe të dhënash personale të kryera me ndihmën e procedurave automatike ose pa procedura të tilla mbi të dhënat personale; p.sh. koleksionimi, grumbullimi, përdorimi, klasifikimi, kombinimi, rregullimi, strukturimi, rigrupimi ose lidhja, ruajtja, përshtatja ose modifikimi, kërkimi, konsultimi, shënimi, shfrytëzimi, shpërndarja, vënia në dispozicion me anë të transmetimit ose çdo vënie në dispozicion, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi i te dhënave personale.

3. Qëllimi, baza ligjore dhe fushëveprimi i përpunimit të të dhënave personale

Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kontrolluesi i të dhënave (Gjirafa) mund të përpunojë të dhënat personale vetëm për arsye specifike ligjore, përkatësisht në bazë kontraktuale dhe në bazë ligjore (përfshirë në bazë të një detyrimi ligjor). Në këtë drejtim, përpunimi i të dhënave në rastin konkret duhet të jetë në interesin publik, të shërbejë për mbrojtjen e interesave të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër fizik, të jetë i nevojshëm për shkak të interesave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, ose të kryhet me pëlqimin e shprehur të subjektit të të dhënave. Fushëveprimi i të dhënave që do të përpunohen varet nga qëllimi ose baza ligjore e përpunimit përkatës.

4. Zbulimi i të dhënave personale te palët e treta

Në disa raste, kontrolluesi i të dhënave përdor shërbimet e palëve të treta në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit. Ndër të tjera, këta përpunojnë edhe të dhënat personale të mbledhura nga kontrolluesi. Këto palë të treta do të konsiderohen më pas si përpunues të porositur të të dhënave. Këtu bëjnë pjesë për shembull, sistemet e IT-së dhe administratorët e faqeve të internetit, kontabilistët, këshilltërët tatimorë, avokatët, auditorët, agjencitë e marketingut, etj. Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të tij ligjore, kontrolluesi i të dhënave duhet t’u transmetojë gjithashtu të dhëna personale autoriteteve publike (p.sh. gjykatat, agjenicitë e zbatimit të ligjit, autoritetet administrative, etj.) në një masë të domosdoshme.

PËRMBLEDHJE E PIKAVE KYÇE

Kjo përmbledhje ofron pika kyçe nga politika jonë e privatësisë, por ju mund të mësoni më shumë detaje rreth secilës prej këtyre temave duke përdorur tabelën tonë të përmbajtjes më poshtë për të gjetur seksionin që kërkoni.

Çfarë informacioni personal përpunojmë?

Kur ju vizitoni, përdorni ose navigoni Shërbimet tona, ne mund të përpunojmë informacione personale në varësi të mënyrës se si ndërveproni me ne dhe Shërbimet, zgjedhjet që bëni dhe produktet dhe veçoritë që përdorni.

A përpunojmë ne ndonjë informacion të ndjeshëm personal?

Ne nuk përpunojmë informacione të ndjeshme personale, përveç rasteve kur konsiderohet e nevojshme dhe ne kemi paraprakisht pëlqimin tuaj me shkrim.

A pranojmë ne ndonjë informacion nga palët e treta?

Ne mund të pranojmë informacione nga bazat e të dhënave publike, partnerët e marketingut, platformat e mediave sociale dhe burime të tjera të jashtme.

Si e përpunojmë ne informacionin tuaj?

Ne përpunojmë informacionin tuaj për të ofruar, përmirësuar dhe administruar Shërbimet tona, për të komunikuar me ju, për sigurinë dhe parandalimin e mashtrimit dhe për të respektuar ligjin. Ne gjithashtu mund të përpunojmë informacionin tuaj për qëllime të tjera me pëlqimin tuaj. Ne përpunojmë informacionin tuaj vetëm kur kemi një arsye ligjore të vlefshme për ta bërë këtë.

Në çfarë situatash dhe me cilat palë mund të ndajmë ne informacionin personal?

Ne mund të ndajmë informacion në situata specifike dhe me palë të treta specifike.

Si e mbajmë informacionin tuaj të sigurt?

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta sigurie teknologjike, fizike dhe administrative për të minimizuar rrezikun e çdo humbjeje, keqpërdorimi, qasje të paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi të të dhënave.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Ligji në fuqi për privatësinë në Kosovë, përkatësisht Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konstaton se ju keni disa të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale. Gjirafa ka përditësuar këtë Politikë të Privatësisë për të siguruar që politikat e saj për rregullimin e proceseve dhe masat e sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin.

Gjirafa gjithashtu synon vullnetarisht dhe vazhdimisht të përputhë dhe të harmonizojë praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, siç është Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, (GDPR) e Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.

Si t’i ushtroni të drejtat tuaja?

Mënyra më e lehtë për të ushtruar të drejtat tuaja është duke vizituar ose duke na kontaktuar. Ne do të shqyrtojmë dhe do të veprojmë sipas çdo kërkese në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

1. ÇFARË INFORMACIONI MBLEDHIM?

Informacion personal që ju na jepni

Shkurtimisht: Ne mbledhim informacione personale që ju na jepni.

Ne mbledhim informacione personale që ju na jepni vullnetarisht kur regjistroheni në Platformë dhe/ose Shërbime, kur ju përditësoni ose plotësoni të dhënat personale në llogarinë tuaj, shprehni interesin për të marrë informacion rreth nesh ose produkteve dhe shërbimeve tona, kur merrni pjesë në aktivitete në Shërbimet, kur porositni, dhe/ose blini, nga dhe/ose nëpërmjet Shërbimeve tona, kur hasni rrethana të tjera, siç mund të specifikohen në këtë Politikë të Privatësisë ose ndryshe kur na kontaktoni.

Informacioni personal i dhënë nga ju

Informacioni personal që mbledhim varet nga konteksti i ndërveprimeve tuaja me ne dhe Shërbimet, zgjedhjet që bëni dhe produktet dhe veçoritë që përdorni. Informacioni personal që mbledhim mund të përfshijë sa vijon, por nuk kufizohet në:

Lloje të tjera të informacionit personal që ne mund të mbledhim, përfshijnë, por nuk kufizohen në:

Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, ne nuk do t’ju kërkojmë të zbuloni dhe/ose të jepni të dhënat personale të fëmijëve. Ju mund të vendosni emrin e një të mituri nën kujdesin tuaj në llogarinë e regjistruar në Gjirafa vetëm për qëllimin e identifikimit të përdoruesit, dhe për qëllimin e zgjedhjes së përmbajtjes që është e përshtatshme për moshën e tyre.

Informacion i Ndjeshëm

Ne nuk përpunojmë informacione të ndjeshme, përveç rasteve kur konsiderohet e nevojshme dhe ne kemi paraprakisht pëlqimin tuaj me shkrim.

Të Dhënat e Pagesës

Ne nuk mbledhim, ruajmë ose përpunojmë kartën bankare nëse bëni blerje. Në rastet kur përpunimi i pagesës kryhet nga palë të treta, ne mund t’i ndajmë të dhënat e pagesave të ofruara nga Ju me palët e treta që ofrojnë shërbimet përkatëse të përpunimit të pagesave. Të gjitha të dhënat e pagesës ruhen nga pala e tretë përkatëse. Në raste të tilla, janë të zbatueshme kushtet dhe politikat për përpunimin e të dhënave personale të palëve të treta përkatëse. Ju këshillojmë të lexoni politikën e privatësisë të palëve të treta përkatëse.

Të dhënat e hyrjes/identifikimit në media sociale

Ne mund t’ju ofrojmë mundësinë për t’u regjistruar me ne duke përdorur detajet ekzistuese të llogarisë suaj të mediave sociale, si Facebook, Google ose llogari tjera të mediave sociale. Nëse zgjidhni të regjistroheni në këtë mënyrë, ne do të mbledhim informacione të caktuara të profilit tuaj nga ofruesi i mediave sociale, siç përshkruhet në seksionin e quajtur “SI I TRAJTOJMË NE HYRJET TUAJA NË MEDIAT SOCIALE?” më poshtë.

Të gjitha informacionet personale që ju na jepni duhet të jenë të vërteta, të plota dhe të sakta, dhe ju duhet të na njoftoni për çdo ndryshim në këto informacione personale.

Informacioni i mbledhur automatikisht

Shkurtimisht: Disa informacione — si adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP) dhe/ose karakteristikat e shfletuesit dhe pajisjes — mblidhen automatikisht kur vizitoni Shërbimet tona.

Ne mbledhim automatikisht informacione të caktuara kur ju vizitoni, përdorni ose navigoni Shërbimet tona. Ky informacion mund të zbulojë identitetin tuaj specifik (si emri, informacioni i kontaktit ose numri i ID-së), dhe mund të përfshijë informacionin e pajisjes dhe përdorimit, si adresën tuaj IP, karakteristikat e shfletuesit dhe pajisjes, sistemin operativ, preferencat gjuhësore, URL-të referuese, emri i pajisjes, vendin, vendndodhjen, informacionin se si dhe kur i përdorni Shërbimet tona, të dhënat mbi preferencat tuaja të marketingut, reklamimit dhe komunikimit me ne, cilat të dhëna marrim ne nga pajisjet që përdorni kur përdorni Shërbimet tona, kur regjistroni një llogari me ne, përditësoni ose shtoni informacion në llogarinë tuaj, merrni pjesë në diskutime ose biseda në internet dhe/ose kur komunikoni me ne në lidhje me Shërbimet tona, të dhëna nga pajisjet tuaja si statistikat e shikimit të faqeve, trafiku në dhe/ose nga faqe të internetit të caktuara, miniaplikacione, historiku i shfletimit ose të dhënat tuaja të hyrjes në faqet tona të internetit ose ato të partnerëve tanë, të dhënat për termat e kërkimit dhe/ose filtrat e përdorur dhe informacione të tjera teknike.

Informacioni që ne mbledhim përfshin:

Informacioni i mbledhur nga “Cookies”

Ashtu si shumë biznese, ne gjithashtu mbledhim informacion përmes cookies dhe teknologjive të ngjashme. Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, skedarë të vegjël teksti ruhen në shfletuesin tuaj, të ashtuquajturat cookies.

Cookies janë skedarë të vegjël teksti që përmbajnë një sasi të papërfillshme informacioni (shkronja dhe numra) që ruhen në kompjuterin tuaj kur vizitoni Faqen e Internetit dhe lundroni nëpër platformë dhe që i mundësojnë Faqes së Internetit të njohë shfletuesin ose pajisjen tuaj.

Ne përdorim cookies për t’ju ofruar veçori dhe Shërbime, duke përfshirë:

Llojet e cookies që përdorim:

Google API

Përdorimi ynë i informacionit të marrë nga Google API do t’i përmbahet Politikës së të Dhënave të Përdoruesit të Shërbimeve API të Google, duke përfshirë kërkesat për përdorim të kufizuar.

Informacioni i mbledhur nga burime të tjera

Shkurtimisht: Ne mund të mbledhim të dhëna të kufizuara nga bazat e të dhënave publike, partnerët e marketingut, platformat e mediave sociale dhe burime të tjera të jashtme.

Për të rritur aftësinë tonë për të ofruar marketing, oferta dhe shërbime përkatëse për ju dhe për të përditësuar të dhënat tona, ne mund të marrim informacione rreth jush nga burime të tjera, të tilla si bazat e të dhënave publike, partnerët e përbashkët të marketingut, programet e filialeve, ofruesit e të dhënave, platformat e mediave sociale dhe nga palë të tjera të treta.

2. SI E PËRPUNOJMË NE INFORMACIONIN TUAJ?

Shkurtimisht: Ne përpunojmë informacionin tuaj për të ofruar, përmirësuar dhe administruar Shërbimet tona, për të komunikuar me ju, për sigurinë dhe parandalimin e mashtrimit dhe për të respektuar ligjin.

Ne mund të përpunojmë informacionin tuaj personal për disa arsye, varësisht se si ndërveproni me Shërbimet tona, duke përfshirë:

3. NË ÇFARË BAZA LIGJORE MBËSHTETEMI NE PËR TË PËRPUNUAR INFORMACIONIN TUAJ?

Shkurtimisht: Ne përpunojmë informacionin tuaj personal vetëm kur besojmë se është e nevojshme dhe kemi një arsye të vlefshme ligjore për ta bërë këtë sipas ligjit në fuqi.

Ligji Nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale na kërkon të shpjegojmë bazat ligjore të vlefshme në të cilat mbështetemi për të përpunuar informacionin tuaj personal. Në këtë kuptim, ne mund të mbështetemi në bazat ligjore të mëposhtme:

4. KUR DHE ME KË NE NDAJMË INFORMACIONET TUAJ PERSONALE?

Shkurtimisht: Ne mund të ndajmë informacion në situata specifike të përshkruara në këtë seksion dhe/ose me palët e treta në vijim.

Ne mund të na duhet të ndajmë informacionin tuaj personal në situatat e mëposhtme:

5. CILI ËSHTË QËNDRIMI JONË PËR FAQET E INTERNETIT TË PALËVE TË TRETAVE?

Shkurtimisht: Ne nuk jemi përgjegjës për sigurinë e çdo informacioni që ju ndani me palët e treta që ne mund t’i lidhim ose që reklamojnë në Shërbimet tona, por që nuk janë të lidhura me Shërbimet tona.

Shërbimet mund të lidhen me faqet e internetit të palëve të treta, shërbime në internet ose aplikacione celulare dhe/ose të përmbajnë reklama nga palë të treta që nuk janë të lidhura me ne. Ne nuk japim asnjë garanci në lidhje me ndonjë palë të tillë të tretë dhe nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim. Gjirafa shprehimisht mohon përgjëgjësinë për veprimet dhe/ose dëmet që mund të shkaktohen nga faqet e internetit të palëve të treta që përdoruesit zgjedhin të vizitojnë.

6. A PËRDORIM NE COOKIES DHE TEKNOLOGJI TË TJERA GJURMIMI?

Shkurtimisht: Ne mund të përdorim cookie dhe teknologji të tjera gjurmimi për të mbledhur dhe ruajtur informacionin tuaj.

Ne mund të përdorim cookie dhe teknologji të ngjashme gjurmimi (si p.sh. web beacons dhe pixels) për të mbledhur informacione kur ndërveproni me Shërbimet tona.

Google Analytics

Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me Google Analytics për të gjurmuar dhe analizuar përdorimin e Shërbimeve.

7. SI I TRAJTOJMË NE HYRJET TUAJA NË MEDIAT SOCIALE?

Shkurtimisht: Nëse zgjidhni të regjistroheni ose të identifikoheni/kyçeni në Shërbimet tona duke përdorur një llogari të mediave sociale, ne mund të kemi qasje në informacione të caktuara rreth jush.

Shërbimet tona ju ofrojnë mundësinë për t’u regjistruar dhe për t’u identifikuar duke përdorur të dhënat e llogarisë suaj të mediave sociale të palëve të treta (si Facebook ose Google). Ne do të përdorim informacionin që marrim vetëm për qëllimet që përshkruhen në këtë politikë të privatësisë.

8. SA KOHË E RUAJMË NE INFORMACIONIN TUAJ?

Shkurtimisht: Ne e mbajmë informacionin tuaj për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përshkruara në këtë politikë të privatësisë, përveç nëse kërkohet ndryshe nga ligji.

Ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, përveç nëse kërkohet ose lejohet me ligj një periudhë më e gjatë ruajtjeje. Ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur çdo borxh të papaguar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të zbatuar marrëveshje dhe/ose kontrata, për qëllime të përcaktuara nga legjislacioni tatimor, për të ndihmuar çdo hetim dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara dhe/ose kur kërkohet nga ligjet në fuqi.

9. SI E MBAJMË TË SIGURT INFORMACIONIN TUAJ?

Shkurtimisht: Ne synojmë të mbrojmë informacionin tuaj personal përmes një sistemi masash sigurie, organizative dhe teknike.

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta sigurie teknologjike, fizike dhe administrative për të minimizuar rrezikun e çdo humbjeje, keqpërdorimi, qasje të paautorizuar, zbulimi ose ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë “firewalls”, enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kriteret e autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale.

Nëse keni arsye të besoni se llogaria juaj është komprometuar në ndonjë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në [email protected].

10. A MBLEDHIM NE INFORMACION NGA TË MITURIT?

Shkurtimisht: Ne, me vetëdije, nuk mbledhim të dhëna nga ose tregtojmë për të miturit nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç.

Ne nuk mbledhim me vetëdije, kërkojmë të dhëna nga, apo tregtojmë për fëmijët nën 13 vjeç. Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeç nuk lejohen të hapin një llogari tek ne, ose të japin informacionin e tyre personal. Përdoruesit të cilët janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç mund të regjistrohen tek ne, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/ose të kujdestarit të tyre ligjor.

Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç ose, se jeni prindi ose kujdestari ligjor i një të mituri dhe ju jepni pëlqimin që i mituri të përdorë Shërbimet.

11. CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA TË PRIVATËSISË?

Shkurtimisht: Në disa rajone në Evropë, por edhe në Republikën e Kosovës, ju keni të drejta që ju mundësojnë qasje më të madhe dhe kontroll mbi të dhënat tuaja personale.

Sipas Ligjit Nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni disa të drejta. Këto mund të përfshijnë:

Tërheqja e pëlqimit tuaj: Nëse ne mbështetemi në pëlqimin tuaj për të përpunuar informacionin tuaj personal, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke na kontaktuar në [email protected].

Të hiqni dorë nga njoftimet e marketingut dhe promovimit: Ju mund të ç’abonoheni nga njoftimet tona të marketingut dhe promovimit në çdo kohë duke klikuar në vegëzën e ç’regjistrimit në emailet që dërgojmë, ose duke na kontaktuar.

Informacioni i Llogarisë

Nëse në çdo kohë dëshironi të rishikoni ose ndryshoni informacionin në llogarinë tuaj ose të mbyllni llogarinë tuaj, mund të:

Cookies dhe teknologji të ngjashme: Shumica e shfletuesve të faqeve të internetit janë caktuar të pranojnë cookies si parazgjedhje. Nëse preferoni, zakonisht mund të zgjidhni që shfletuesi juaj të caktojë që të heqë cookies dhe të refuzojë cookies.

Nëse keni pyetje ose komente në lidhje me të drejtat tuaja të privatësisë, mund të na dërgoni email në [email protected].

12. KONTROLLET PËR VEÇORI TË MOS GJURMIMIT (“DNT”)

Shumica e shfletuesve të faqeve të internetit dhe disa sisteme operative celulare dhe aplikacione celulare përfshijnë një veçori ose cilësim Mos-Gjurmo (“DNT”) që mund ta aktivizoni për të sinjalizuar preferencën tuaj të privatësisë që të mos monitorohen dhe mblidhen të dhëna për aktivitetet tuaja të shfletimit në internet. Në këtë fazë nuk është finalizuar asnjë standard teknologjik uniform për njohjen dhe zbatimin e sinjaleve DNT. Si i tillë, ne aktualisht nuk i përgjigjemi sinjaleve të shfletuesit DNT ose ndonjë mekanizmi tjetër që komunikon automatikisht zgjedhjen tuaj për të mos u gjurmuar në internet.

13. A BËJMË NE PËRDITËSIME NË KËTË POLITIKË TË PRIVATËSISË?

Shkurtimisht: Po, ne do ta përditësojmë këtë politikë sipas nevojës për të qëndruar në përputhje me ligjet përkatëse.

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë të privatësisë herë pas here. Versioni i përditësuar do të tregohet nga një datë e përditësuar dhe versioni i përditësuar do të hyjë në fuqi sapo të jetë i disponueshëm.

Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/ose nëntitull i kësaj Politike të Privatësisë konsiderohet dhe/ose konstatohet se është i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, pjesët e tjera të kësaj Politike të Privatësisë mbeten në fuqi dhe ruajnë efektin e plotë ligjor.

14. SI MUND TË NA KONTAKTONI PËR KËTË POLITIKË TË PRIVATËSISË?

Nëse ju keni pyetje ose komente në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, mund të na kontaktoni përmes email adresës në [email protected] ose të na kontaktoni përmes adresës postare në:

Gjirafa Inc., Dega në Kosovë
Graçanicë,
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj,
Km i 6-të, 10500,
Republika e Kosovës
Telefon: +381(0) 38 61 61 61

15. SI MUND TË RISHIKONI, PËRDITËSONI APO TË FSHINI TË DHËNAT QË MBLEDHIM NGA JU?

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju mund të keni të drejtë të kërkoni qasje në informacionin personal që mbledhim nga ju, ta ndryshoni atë informacion, ta fshini atë, të jepni pëlqimin tuaj, të tërhiqni pëlqimet paraprake ose kërkoni ç’aktivizimin e llogarisë tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë e transferimit të të dhënave tuaja duke ju mundësuar shkarkimin e tyre. Për të kërkuar të rishikoni, përditësoni ose fshini informacionin tuaj personal ose nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na vizitoni ose na kontaktoni drejtpërdrejt në [email protected].

← Kthehu në Gjirafa Lab